1.567 ankesa konsumatorësh në gjashtëmujorin e parë
Pse njëhsorët elektrikë dhe garantiet e produkteve janë në qendër të ankesave?
PRISHTINË — Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit ka trajtuar 1.567 ankesa në gjashtëmujorin e parë të vitit. Shumica lidhen me keq-llogaritjet në njehsorët elektrikë, probleme me garancionin dhe këthimin e mallrave, mospërputhje të çmimeve në markete, dhe mosdorëzimin e produkteve të blera online.
MINTI ka thënë se ky volum ankesash tregon se operatorët ekonomikë nuk po i respektojnë në mënyrë të plotë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ministria konsideron të domosdoshme rritjen e mbikëqyrjes së tregut dhe ndërmarrjen e masave shtesë për ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të konsumatorëve.
Ankesat janë trajtuar në bashkëpunim me agjencit kompetente, përfshirë Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes, Agjencinën e Ushqimit dhe Veterinarisë, Administratën Tatimore, dhe të tjera. Qytetarëve u bëhet thirrje të raportojnë shkeljet përmes Viberit (+383 46 311 000) ose email-it konsumatori@rks-gov.net.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.