Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

ZPS kërkon dënime për Thaçin, Kuçin, Fazliun, Kilajn e Smakajn

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënime me burgim për Hashim Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë për pengim të drejtësisë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjatë fjalës përfundimtare në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës.

ZPS kërkon dënime për Thaçin, Kuçin, Fazliun, Kilajn e Smakajn
Foto: albeu.com

Prokurori Joshua Hafetz kërkoi që dënimet të caktohen duke u bazuar në provat, faktet, peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve të tjerë. Për ish-presidentin Hashim Thaçi u kërkuan 6 vjet burgim. Për Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Bashkim Smakajn u kërkuan nga 3 vjet burgim secili, ndërsa për Hajredin Kuçin u kërkuan 9 muaj burgim.

Prokuroria theksoi se përpjekjet për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor para kësaj gjykate përbëjnë kërcënim për administrimin e drejtë dhe të lirë të drejtësisë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme