Hoti thotë se mungesa e uniformave në polici vjen nga dështimi i tenderëve
Kryetari i Sindikatës së Policisë pranon mungesën e uniformave të rregullta që prej vitit 2021.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, ka deklaruar se institucioni i policisë nuk është pajisur me uniforma të rregullta që nga viti 2021 për shkak të dështimit të tenderëve. Gjatë një interviste, ai ka komentuar raportimet se kadetët e rinj detyrohen t'i huazojnë kapelat dhe uniformat nga kolegët e tyre, duke shtuar se nuk ka njohuri për një problem të tillë konkret, ndërsa ka konfirmuar se mungesa e uniformave është ngritur si shqetësim nga sindikata. Sipas tij, ndërkohë që uniformat e rregullta kanë munguar, njësitë e tjera speciale kanë pasur furnizim të bollshëm.
Sa i përket pretendimeve rreth kadetëve dhe angazhimit të lor, Hoti ka shpjeguar se ata e kanë përfunduar trajnimin të premten e javës së kaluar dhe se pushimi njëjavor paraqet praktikë të rregullt për çdo gjeneratë pas përfundimit të trajnimit. Ceremonia e diplomimit të tyre pritet të mbahet me datë gjashtë, ndërsa Hoti ka theksuar se nuk ka njohuri për ndonjë çështje tjetër përveç pushimit të rregullt të gjeneratës së re.