Zjarri përfshin kodrat e Bardhajve në Shkodër prej 24 orësh
Vatra e zjarrit në zonën e pyllëzuar mbetet aktive ndërsa dhjetëra forca po punojnë në terren.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Situata në kodrat e Bardhajve në Shkodër paraqitet problematike për shkak të terrenit dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve, të cilat kanë mbetur aktive prej rreth 24 orësh. Përballë përhapjes së zjarrit në zonën e pyllëzuar, në terren janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë dhe zjarrfikës. Këto ekipe po punojnë intensivisht për të bërë të mundur vënien nën kontroll dhe izolimin e vatrave. Autoritetet sqarojnë se deri në këto momente flakët nuk përbëjnë ndonjë rrezik për banorët e zonës.