Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Zjarr në një servis në Fier, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një servis automjetesh në fshatin Drizë të Fierit është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen në bizneset përreth.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

FIER — Një servis automjetesh në fshatin Drizë të Fierit, në zonën e njohur si Qafë Koshovicë, është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes. Si pasojë e ngjarjes, zjarri ka dëmtuar një pjesë të fasadës së godinës, ndërsa nuk raportohet për dëme të tjera materiale. Zjarri është konstatuar në kohë dhe ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesët e tjera të godinës, te bizneset e tjera përreth dhe te automjetet e parkuara në afërsi të servisit.

Zjarr në një servis në Fier, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll
Foto: albeu.com

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijojnë verifikimet dhe hetimet për të përcaktuar dhe zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit, të cilat mbeten ende të paqarta.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme