Orgen Hajderi: Policia më qëlloi me plumb gome në kokë te Pallati i Kulturës
Një kamerier është plagosur në kokë gjatë një incidenti me policinë pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një i ri që punonte si kamerier në zonën pranë Pallatit të Kulturës është plagosur në kokë nga një plumb gome. Personi i dëmtuar, Orgen Hajderi, ndodhet në spitalin e Traumës për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa sqaron se ka qenë në vendin e tij të punës në momentin kur ka ndodhur ngjarja pranë teatrit të Operës.
Hajderi shprehet se nuk i mban mend detajet e sakta të goditjes nga efektivët e policisë, por konfirmon se pas plagosjes ka pësuar gjakderdhje të konsiderueshme. «Isha te Opera, te Pallati i Kulturës. Kam qenë aty normalisht, po nuk e mbaj mend në detaje goditjen. Nuk e mbaj mend fare çfarë më ka parë. Ka rrjedhë gjak», tregon ai.


