Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Zjarri në lagjen 13 të Durrësit, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

Një sipërfaqe me bimësi u përfshi nga flakët; zjarrfikësit dhe banorët ndërhynë për të shuar zjarrin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

DURRËS — Një sipërfaqe me bimësi në lagjen 13 të Durrësit u përfshi nga flakët pasditen e sotme, duke krijuar re të dendura tymi në zonë. Dyshohet se zjarri nisi nga djegia e mbetjeve nga një banor i zonës, ndërsa flakët u afruan pranë banesave.

Foto: boldnews.al
Foto: boldnews.al

Shërbimi zjarrfikës i Durrësit dërgoi në terren dy mjete me tetë efektivë, si dhe një autobot për mbështetje me ujë. Banorët u angazhuan gjithashtu për të kufizuar përhapjen e flakëve.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata pranë banesave u vu nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqet rrezik për to. Vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme