Zhupa: Saranda pa kinoteatër, Caci nuk kërkon fonde rikonstruksioni
Kryetarja e Komisionit për Kulturën ngre shqetësimin për sallën e mbyllur në Sarandë, ndërsa Qendra Kombëtare e Kulturës thotë se bashkia nuk ka aplikuar për fonde.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
SARANDË — Gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës, kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti shqetësimin për mungesën e investimeve në jetën kulturore të qytetit dhe mbajtjen mbyllur prej vitesh të së vetmes sallë kinoteatri. Ajo kërkoi shpjegime se përse qyteti nuk përfshihet në programet e mbështetjes për rikonstruksionin dhe rijetëzimin e hapësirave kulturore.
Në përgjigje të kësaj kërkesë, kreu i Qendrës Kombëtare të Kulturës, Jonid Jorgji, sqaroi se Bashkia Sarandë nuk ka aplikuar për të përfituar fonde. Nga ana e saj, deputetja Zhupa e quajti bashkinë si «të keqen e madhe të Sarandës» dhe shtoi se «Bashkia Sarandë nuk ka asnjë interes për jetën kulturore të qytetit», duke fajësuar kryetarin Olti Caci për mungesë vullneti dhe përgjegjësie. Ajo premtoi se pas 9 majit do të ndërtohet poli kulturor dhe do të rikthehet dinjiteti i humbur përmes programit të Partisë Demokratike.