kosove sport

Pse Edon Zhegrova është në krye të agjendës së Trabzonsporit?

Klubi turk ka nisur bisedimet për transferimin e sulmuesit kosovar, i cili pati një edicion të vështirë te Juventusi me zero gola dhe zero asistime.

Pse Edon Zhegrova është në krye të agjendës së Trabzonsporit?
Foto: arkiv

TRABZON — Drejtuesit e klubit turk Trabzonspor kanë nisur bisedimet për transferimin e futbollistit kosovar të Juventusit, Edon Zhegrova, sipas raportimeve të fundit. Lajmi u bë i ditur të dielën nga mediumi turk “Fanatik”, i cili njoftoi mbi interesimin e klubit turk.

Sipas të dhënave të publikuara nga gazeta “Fanatik”, transferimi i Edon Zhegrovës është vendosur tashmë në krye të agjendës së drejtuesve të Trabzonsporit. Ata po kërkojnë shërbimet e lojtarit kosovar që aktualisht është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2030.

Zhegrova, i cili është 27-vjeçar, pati hapësirë shumë të pakët te klubi italian përgjatë tërë edicionit 2025/2026. Sulmuesi kosovar i krahut nuk arriti të luajë një rol vendimtar në ekipin e tij për shkak të minutazhit të kufizuar.

Në fakt, lojtari e mbylli këtë edicion pa asnjë gol të realizuar. Për më tepër, ai nuk pati asnjë asistim në 27 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat me Juventusin, duke mbyllur kështu një vit krejtësisht të dështuar në aspektin e statistikave personale.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Qeveria e Kosovës po heziton për projektin amerikan të gazit?
  2. KQZ aprovon 82.809 fletëvotime me postë, VV shton një deputet
  3. Lista Serbe punësonte pesë nga gjashtë të akuzuarit për barrikadat
  4. Kobaj: Sherri për emrin e rrugës i merr jetën 27-vjeçarit

Vazhdo leximin