Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Si i përgjigjet Zhegrova kritikës së Lalës për «makinën dhe rolexin»?

Sulmuesi i Juventusit e quan ish-kapitenin e kombëtares një menaxher që dëmton lojtarët dhe thekson se suksesi vjen nga puna e ditë, jo nga komentet në studio.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Edon Zhegrova ka reaguar me një seri postimesh në «Insta Story» pasi Altin Lala, ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, e kritikoi për mungesë përkushtimi, pretendojse se ylli kosovar është më i fokusuar te veturat luksoze, orët e shtrenjta dhe imazhi i tij jashtë terrenit.

Si i përgjigjet Zhegrova kritikës së Lalës për «makinën dhe rolexin»?
Foto: Zhegrova asselosc 2425 (cropped) / Wikimedia Commons

Zhegrova e ka cilësuar Lalan si «një menaxher që u ka dëmtuar futbollistët e tij», duke shtuar: «Disa njerëz jetojnë duke komentuar jetën e të tjerëve. Unë preferoj ta jetoj timen. Suksesi nuk matet nga mendimet e atyre që flasin në studio, por nga puna që e bënë çdo ditë».

Kritika e Lalës kishte vënë në të qartë se trajneri e Juventusit nuk e ka përfshirë Zhegrova në formacion, duke iu referuar fjalëve: «Fokusimi i lojtarëve sot, makina, rolexi, flokët. Kur i shoh lojtarët që ulin brekët, më hanë bukën».

Në përgjigje, Zhegrova ka theksuar rrugëtimin e tij: «Po të ishte ashtu si thotë ky dhe shumë të tjerë, unë do të isha i fokusuar në gjërat e tjera dhe nuk do të isha në një klub me renome botërore si Juventusi. Pastaj para se të shkoja te Juventusi kanë qenë fjalët e njëjta gjithmonë, jam këtu falë punës dhe sakrificës nga Prishtina, Kosova ime. Gjithmonë krenar».

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme