Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Zgjerimi i marrëdhënieve dhe ndikimit të Izraelit në Ballkan

Izraeli po zgjeron marrëdhëniet politike, ekonomike dhe ushtarake me vendet e rajonit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Marrëdhëniet politike, ekonomike dhe ushtarake midis Izraelit dhe vendeve të rajonit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Greqinë, janë në proces zgjerimi. Kjo dinamikë përfshin aktorë ekonomikë dhe biznesmenë izraelitë që po shfaqen në sektorë ku ndërthuren kapitali privat, politika dhe interesat strategjike.

Zgjerimi i marrëdhënieve dhe ndikimit të Izraelit në Ballkan
Video · YouTube ↗

Investimet në patundshmëri dhe projektet e mëdha në prona me rëndësi strategjike në Shqipëri po ngrenë pikëpyetje për transparencën dhe interesin publik. Ndërkohë, në Serbi bie në sy industria e armatimit përmes marrëveshjeve me kompanitë izraelite të mbrojtjes dhe thellimit të bashkëpunimit ushtarak.

Në Greqi, bashkëpunimi strategjik përfshin kontrata ushtarake dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Mesdheun Lindor. Për Kosovën theksohet dimensioni politik dhe i sigurisë në marrëdhëniet me Izraelin, brenda një rajoni ku aleancat po marrin rëndësi të re, duke ngritur pyetje mbi transparencën dhe përfituesit e këtyre marrëveshjeve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 25 kamera →