Riola Xhemaili shënon dy gola në fitoren e Zvicrës ndaj Izraelit
Futbollistja Riola Xhemaili shkëlqen me dy gola në ndeshjen e zhvilluar në Hungari.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Futbollistja Riola Xhemaili ka shkëlqyer të premten mbrëma në fitoren e Zvicrës ndaj Izraelit. Zvicra fitoi me rezultatin 7:3 në ndeshjen e zhvilluar në Hungari, ku Izraeli ishte vendas. Xhemaili ka shënuar dy prej golave për Përfaqësuesen e Zvicrës.
Ndeshja e kthimit është caktuar të zhvillohet pas katër ditësh në qytetin e Sionit. Zvicra dhe Izraeli përballen në kuadër të gjysmëfinales së plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2027. Fituesi i këtyre ndeshjeve do të përballet në finale të plejofit me Kosovën ose me Austrinë.