Ministri izraelit takohet me Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar, i cili e ka vlerësuar atë si një nga liderët më të shquar në botë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në Tiranë ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar. Pas takimit, ministri izraelit ka reaguar në rrjetin social X, duke e cilësuar kreun e qeverisë shqiptare si një nga udhëheqësit më të shquar dhe etikë në botë, si dhe një zë të qartë e të guximshëm në skenën ndërkombëtare.
Sa’ar ka theksuar se Izraeli e vlerëson angazhimin e kryeministrit shqiptar për sigurinë e vendit, qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit, si dhe miqësinë e treguar në kohë sfiduese. Sipas tij, biseda është përqendruar te forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, si dhe te situata në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, ai ka vënë në dukje se Rama e ka udhëhequr Shqipërinë për 13 vjet rresht.