Letër nga Brukseli: 15 vjet provë nga BE-ja dhe rreziku i liderëve përçarës
Një klauzolë mbrojtëse në paketën e zgjerimit të BE-së parashikon mbikëqyrjen e vendeve të reja për pesëmbëdhjetë vjet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në dokumentet e rëndësishme të hartuara në Bruksel, në paketën e përgatitur në prag të zgjerimit dhe të prezantuar në Strasburg, gjendet një fjali që trajton garancitë mbrojtëse. Një klauzolë mbrojtëse, e cila parashikon mbikëqyrjen e vendeve të reja anëtare të Bashkimit Evropian për një periudhë pesëmbëdhjetëvjeçare, pasqyron shqetësimet reale për shfaqjen e liderëve përçarës të stilit të Viktor Orban-it.