Zgjedhjet në Serbi: Hyseni thekson sfidat e koalicionit shqiptar
Aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi kanë hyrë në fazën zyrtare.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të shpallura nga presidenti Aleksandar Vuçiq, kanë hyrë tashmë në fazën zyrtare para mbajtjes së tyre.
Në këtë kuadër, analisti Nehat Hyseni ka analizuar sfidat e koalicionit të përbashkët shqiptar, duke vlerësuar se suksesi i tij do të përcaktohet nga niveli i bashkëpunimit mes partnerëve dhe aftësia e tyre për të zbatuar zotimet. Sipas tij, marrëveshjet mes partive nuk duhet të mbeten vetëm në nivel deklaratash, por duhet të sjellin përfitime konkrete për qytetarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Hyseni ka theksuar se bashkimi elektoral nuk përbën domosdoshmërisht unitet të plotë politik, ndërsa ka vlerësuar se rëndësi ka respektimi i marrëveshjeve të arritura dhe marrja e përgjegjësisë pas përfundimit të zgjedhjeve. Ai ka shtuar se bashkëpunimi me Kosovën duhet të matet përmes rezultateve të verifikueshme, duke kërkuar nga partitë që të fokusohen te mbrojtja e të drejtave kombëtare, arsimi në gjuhën shqipe, punësimi, zhvillimi ekonomik dhe ndalimi i shpopullimit.