Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Zvicra deporton shtetasin e Kosovës pas gati 30 vjetësh qëndrim

Gjykata Supreme Federale e Zvicrës vlerësoj të ligjshëm paraburgimin administrativ për dëbimin e kosovarit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Zvicra ka deportuar një shtetas të Kosovës pas një procesi të gjatë ligjor, pasi ai kishte jetuar atje që nga viti 1997. Deportimi u realizua pavarësisht problemeve serioze shëndetësore dhe nevojës së rekomanduar për operacion në zemër. 52-vjeçari ishte larguar nga Zvicra më 19 gusht 2026, ndërsa Gjykata Supreme Federale e Zvicrës refuzoi ankesën e tij kundër paraburgimit administrativ, duke vlerësuar se autoritetet kishin vepruar në përputhje me ligjin.

Zvicra deporton shtetasin e Kosovës pas gati 30 vjetësh qëndrim

Burri kishte mbërritur në Zvicër në vitin 1997 për azil dhe më pas kishte siguruar leje qëndrimi në vitin 2000 pas martesës, e cila përfundoi me divorc në vitin 2005. Në shtator të vitit 2019, një gjykatë zvicerane e dënoi me 20 muaj burgim për vepra penale, përfshirë vjedhje të përsëritura, përdorim mashtrues të sistemeve kompjuterike dhe lëndim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 25 kamera →