Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për mjekët e kthyer dhe kërkon llogari

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar të dhëna konkrete nga Ministria e Shëndetësisë për punësimin e mjekëve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se gjatë vitit 2025 janë kthyer nga vendet e ndryshme të Evropës 171 mjekë për të ushtruar profesionin e tyre në vend. Kjo shifër ka ngjallur reagimin e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i cili ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës që të publikojnë të dhëna konkrete rreth numrit të mjekëve të punësuar në institucionet publike shëndetësore.

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për mjekët e kthyer dhe kërkon llogari
Foto: periskopi.com

Zemaj theksoi se nuk mjafton vetëm përmendja e mjekëve të kthyer, por kërkohet transparencë për kontratat e rregullta të punës në sistemin publik. «Jo 171, por as 17! Jo 12 mjekë që janë kthyer për të punuar në spitalet private, por sa mjekë janë kthyer nga emigrimi dhe janë punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës? Sa prej tyre janë punësuar në QKUK dhe sa në spitalet rajonale? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja», u shpreh deputeti.

Sipas tij, qytetarët dhe pacientët kërkojnë dëshmi reale punësimi e jo statistika për licencime, ligjërata apo angazhime të përkohshme në institucione.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme