Zeka kundërshton dënimin në Apel dhe akuzon prokurorin e rastit
Ish-deputeti Milaim Zeka ka dalë para Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar aktgjykimin për shmangie nga tatimi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-deputeti Milaim Zeka ka dalë para Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar aktgjykimin me të cilin ishte dënuar për shmangie nga tatimi. Gjatë seancës, Zeka ka drejtuar kritika ndaj prokurorit të rastit dhe ka ngritur pretendime lidhur me mënyrën se si një hetues i ishte drejtuar një dëshmitari, duke pretenduar se ishte përdorur një shprehje me përmbajtje seksuale.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 20 maj 2026, në rigjykim e kishte dënuar Zekën me një vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë, ndërsa dënimi me burgim nuk ekzekutohet nëse ai gjatë periudhës verifikuese prej dy vjetësh nuk kryen vepër tjetër penale. Ai po ashtu ishte obliguar t'ia kompensonte dëmin Administratës Tatimore të Kosovës, ku shuma e shpallur fillimisht prej 81 mijë eurosh u korrigjua në 67 mijë e 609 euro e 71 centë për shkak të një gabimi teknik. Për një pikë tjetër të aktakuzës që përfshinte Zekën dhe Ilir Krasniqin, gjykata mori aktgjykim refuzues pas tërheqjes së prokurorit nga ajo pikë, ndërsa aktgjykimi dënues mbetet objekt shqyrtimi në Gjykatën e Apelit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



