Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Lirohet serbi Andrija Drashkoviq për vrasjen e Enver Hadrit

Juria në Belgjikë liron Andrija Drashkoviqin nga akuzat për vrasjen e aktivistit Enver Hadri, ndërsa konstaton se krimi u organizua nga shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Andrija Drashkoviq është liruar nga akuzat për vrasjen e aktivistit politik dhe veprimtarit të të drejtave të njeriut, Enver Hadri, i cili u vra në Bruksel në vitin 1990. Vendimi u mor nga juria pas më shumë se dhjetë orësh diskutimesh, ndërsa agjencia belge Belga bëri të ditur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e tij përtej dyshimit të arsyeshëm.

Lirohet serbi Andrija Drashkoviq për vrasjen e Enver Hadrit
Foto: insajderi.org

Veprimtari Enver Hadri jetonte në Bruksel që nga viti 1972 dhe u vra më 25 shkurt 1990 në komunën Saint-Gilles, ndërsa po udhëtonte me dokumentacion për shqiptarët e vrarë gjatë demonstratave paqësore në Kosovë. Sipas raportimeve, në mesin e dokumenteve ishte edhe një listë me emrat e 32 personave të vrarë nga forcat serbe, të cilën ai planifikonte t'ia dorëzonte Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit Evropian.

Megjithë lirimin e Drashkoviqit, i cili dyshohej si pjesë e një grupi komando të dërguar nga shërbimet sekrete jugosllave, juria konstatoi se vrasja e Hadrit ishte organizuar pikërisht nga këto shërbime me ndihmën e një grupi kriminal nga Beogradi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Azemi: Jon Sadiku më kërcënoi dhe organizoi mashtrimin me leukeminë

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme