Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Ymeri: E kanë pranuar blerjen e rrymës nga Serbia

Deputetja e LDK-së kritikon Qeverinë Kurti dhe ngre akuza për tregtinë e energjisë elektrike.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka pranuar blerjen e rrymës nga Serbia dhe se ky fakt nuk po mund të demantohet. Gjatë një paraqitje televizive, ajo ka thënë se ka dërguar në Prokurorinë Speciale dyshimet e saj rreth manipulimit të tregut dhe rritjes artificiale të çmimeve të energjisë përmes kompanisë NOA nga Vuk Hamoviqi, duke shtuar se këto shqetësime vërtetohen nga të dhënat e Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe se pasojat i ka bartur konsumatori fundor.

Ymeri: E kanë pranuar blerjen e rrymës nga Serbia
Foto: ekonomiaonline.com
Video · YouTube ↗

Ymeri gjithashtu ka kritikuar mënyrën se ekzekutivi po i interpreton të dhënat e origjinës në Doganë lidhur me tregtinë e energjisë, ndërsa gjatë bisedës me moderatorin Fidan Jupolli është përgjigjur se mendon që kryeministri Albin Kurti e ka kapur Prokurorinë.

Siç raportoi Zhurma më 1 nëntor 2026, shefi i deputetëve të Aleancës kritikoi ekzekutivin për dështimin e integrimit evropian duke theksuar se me këtë qeveri vendi duhet ta fshijë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme