Arifi: Aleanca mbështet çdo nismë ligjore për ish-komandantët në Hagë
Avni Arifi deklaron se partia e tij mbështet çdo nismë institucionale për ish-pjesëtarët e UÇK-së që gjykohen në Hagë.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se subjekti i tij politik është i gatshëm të përkrahë çdo formë të ligjshme të iniciativave institucionale që synojnë t’u dalin në ndihmë ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po ballafaqohen me procesin gjyqësor në Hagë. Gjatë një paraqitjeje televizive, ai theksoi se partia do t'i mbështesë këto nisma përderisa ato mbeten të ligjshme. «Në çdo kohë, çdo draft, çdo formë të ligjshme të Kosovës që bëhet për t’iu ndihmuar komandantëve të UÇK-së që janë atje, për t’iu ndihmuar në këtë proces, Aleanca është e gatshme», u shpreh Arifi.
Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur partitë politike kanë përmbyllur një dakordim për hartimin e një drafti të ri që i takon Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi nisma e mëparshme e miratuar nga Kuvendi ishte kthyer mbrapsht nga presidentja. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mbetet në pritje të përfundimit të draftit nga ana e ekspertëve, ndërsa ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë një paralajmërim se nisma e re ligjore do të procedohet në Kuvend pëjatë kësaj jave.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



