Tensione dhe përplasje në protestën e radhës para Kryeministrisë
Qytetarët dhe studentët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në Tiranë në ditën e 177-të të protestave, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protestat kundër qeverisë kanë shënuar tensione të reja dhe përplasje fizike mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë në Tiranë. Pjesëmarrësit janë mbledhur në trotuarin pranë godinës qeveritare, ku forcat e rendit janë afruar për t'i larguar nga zona dhe për të penguar bllokimin e qarkullimit të mjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Sipas burimeve, ndërhyrja e policisë ka hasur në kundërshtimin e protestuesve, të cilët kanë theksuar se po zhvillojnë një tubim paqësor dhe kanë shprehur shqetësimin se nuk u lejohet qëndrimi as në trotuar.
Kjo është dita e 177-të e protestave të nisura qysh prej muajit qershor nga qytetarët, ndërsa në tubime marrin pjesë rregullisht edhe të rinj e studentë. Protestuesit kanë deklaruar se dorëheqja e kreut të qeverisë është një kërkesë e panegociueshme dhe kanë refuzuar çdo thirrje për dialog, duke këmbëngulur se nuk pranojnë negociata. Ndërkohë, pranë godinës vijon prania e shtuar e forcave policore për të siguruar mbarëvajtjen, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar një mobilizim më të madh për datën 28 Nëntor.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



