Pse nuk i lën Yll Limani në koncerte?
Këngëtari performon në Shkup dhe Prishtinë me fazën e dytë të turneut
— Yll Limani, një nga artistët më të dashur të skenës shqiptare, po bëhet gati për koncertet e tij të shumëpritura, të cilat pritet të sjellin emocione të veçanta për publikun. Më 17 korrik, këngëtari do të performojë në Shkup, ndërsa më 24 dhe 25 korrik do të ngjitet në skenë në Prishtinë.
Këto dy ndalesa shënojnë përmbylljen e fazës së dytë (Phase 2) të turneut të tij koncertal. Teksa përgatitjet po vazhdojnë me intensitet të plotë, Ylli ka ndarë një lajm të rëndësishëm për të gjithë fansat që nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për këto data.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se biletat për fazën e dytë janë shitur me shpejtësi të madhe që nga momenti kur dolën në shitje. Për këtë arsye, artisti ka paralajmëruar se shumë shpejt do të hapet edhe faza e tretë (Phase 3), duke u dhënë një mundësi tjetër të gjithë atyre që mbetën pa bileta.
Megjithëse nuk ka zbuluar ende datën e saktë të lansimit të fazës së tretë dhe as qytetet ku do të performojë, Ylli ka premtuar se ajo që po vjen do të jetë diçka madhështore. Këngëtari u shpreh gjithashtu mirënjohës për mbështetjen e madhe që po merr nga publiku dhe theksoi se i gjithë ekipi është i përkushtuar maksimalisht që çdo detaj të jetë i organizuar në mënyrë perfekte për koncertet.
“Krejt ekipa jemi 100% të fokusuar që gjithçka të shkojë mirë edhe krejt ju të jeni të sigurt, të kënaqeni, të kërceni, të qeshni, të qani… Nëse s’keni arritur t’i merrni biletat, më vjen shumë keq, por kemi për ta lajmëruar shumë shpejt Phase 3. Do të jetë epike!”, ka shkruar Yll Limani.
Burim: Insajderi, https://insajderi.org/yll-limani-nuk-i-le-ne-pritje-fansat-vjen-me-nje-paralajmerim-te-rendesishem/— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.