Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Yamal dhe Haaland bëhen më të shtrenjtit në histori — 220 milionë euro secili

Spanjolli dhe norvegjezi vlerësohen me nga 220 milionë euro secili

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

23 korrik 2026, 10:30 — Botërori 2026 nuk solli vetëm një kampion të ri të botës, por edhe një riorganizim të hierarkisë së futbollit botëror. Pas përfundimit të turneut, përditësimi i vlerave në tregun e transferimeve ka vendosur në krye dy emra që konsiderohen e ardhmja e këtij sporti: Lamine Yamal dhe Erling Haaland.

Yamal dhe Haaland bëhen më të shtrenjtit në histori — 220 milionë euro secili
Foto: Lamine Yamal France v Spain 7.24.26-142 / Wikimedia Commons

Spanjolli dhe norvegjezi vlerësohen me nga 220 milionë euro secili, duke u bërë futbollistët më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Për herë të parë, vlera e një lojtari kalon pragun simbolik prej 200 milionë eurosh. Yamal e arriti këtë vlerësim pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Botërorin 2026, ku ndihmoi Spanjën të shpallej kampione e botës.

Ndërkohë, Haaland vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një nga sulmuesit më dominues të futbollit bashkëkohor. Në vendin e tretë renditet Kylian Mbappé. Sulmuesi i Real Madridit, autor i 10 golave me Francën në Botëror, ruan një vlerë tregu prej 200 milionë eurosh dhe mbetet ndër futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Rritjen më të madhe e ka shënuar Michael Olise. Anësori i Bayern Munich, i cili vendosi rekordin e asistimeve në një Kupë Bote, tashmë vlerësohet me 170 milionë euro, duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes. Pesëshja e parë plotësohet nga Jude Bellingham, me një vlerë prej 160 milionë eurosh.

Në rritje janë edhe Elliot Anderson dhe Julián Álvarez, të cilët tashmë vlerësohen përkatësisht me 120 dhe 110 milionë euro. Pedri vazhdon të mbetet mes futbollistëve më të vlefshëm në botë, ndërsa Vinícius Jr. renditet menjëherë pas tij, me një diferencë prej 10 milionë eurosh.

Burim: KultPlus

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme