Xhuli tregon sfidat e mëmësisë si nënë e vetme
Ish-banorja e njohur e formatit televiziv ndan me ndjekësit detaje nga përditshmëria e saj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-banorja e “BBVK1”, Xhuli, është duke shijuar periudhën e saj të mëmësisë, ndërkohë që vazhdon të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente dhe detaje nga jeta e përditshme si nënë e vetme. Përmes një postimi të bërë në Instastory, ajo ka treguar për sfidat me të cilat po ballafaqohet gjatë kësaj kohe. Duke folur nga vetura e saj, ajo u shpreh se po përjeton ditën e pestë pa gjumë. Gjatë kësaj periudhe, ajo po e mban djalin me vete, ndërsa vajzën ia ka lënë në kujdes të ëmës së saj.