Vazhdo leximin
e enjte, 22 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Protestuesit paralajmërojnë tubim të ri para Parlamentit

Pas zhvillimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt sheshit dhe bëjnë thirrje për tubim të ri.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Protestuesit janë larguar pas disa orësh nga kryeministria përmes një marshimi në drejtim të sheshit «Skënderbej», ku kanë vazhduar thirrjet kundër qeverisë. Të rinjtë kanë njoftuar se do të mblidhen sërish para Parlamentit, në kohën kur është paraparë mbajtja e seancës plenare.

Protestuesit paralajmërojnë tubim të ri para Parlamentit
Foto: radiollapi.com

Protesta studentore që shënoi ditën e nëntë ka sjellë më parë anulimin e seancës plenare të javës së kaluar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, për shkak të trazirave. Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që t'u bashkohen në tubimin e radhës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 24 kamera →