Sport
DIA
Çfarë nënkuptim historik arriti Xhaka me 150 paraqitje?
Xhaka u bë lojtari i parë i Zvicrës që ka arritur kuotën e 150 paraqitjeve individuale
Redaksia ZHURMA
03:39
Përditësuar 18:25
1 min lexim
Zvicra — Emri i Granit Xhakës do të mbetet gjithmonë në histori të Zvicrës. Në ndeshjen ndaj Algjerisë, ai u bë i pari lojtar i “helvetikëve” që ka arritur kuotën e 150 paraqitjeve individuale. Xhaka, foli rreth kësaj arritjeje, duke e cilësuar si privilegj të madh ta vesh fanellën helvetike.
“Është një privilegj të kem veshur këtë fanellë për herë të 150-të. Ky vend, ku kam lindur dhe jam rritur, i ka dhënë shumë familjes sime. Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja ime e fundit”, tha Xhaka.
Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/xhaka-historik-behet-lojtari-i-pare-i-zvicres-me-150-paraqitje/ — Redaksia ZHURMA