Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Hapet thirrja e re IPA III Maqedoni e Veriut – Shqipëri

Komisioni Evropian ka publikuar Thirrjen e dytë për dorëzimin e propozim-projekteve ndërkufitare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisioni Evropian ka publikuar Thirrjen e dytë për dorëzimin e propozim-projekteve në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar IPA III Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2021–2027, i titulluar “Program për bashkëpunim ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëria për vitin 2024”, siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes lokale. Ky zhvillim vjen ndërkohë që vendi vazhdon angazhimet e tij në rajon në rrugën e konvergjencës ekonomike.

Hapet thirrja e re IPA III Maqedoni e Veriut – Shqipëri
Foto: zhurnal.mk

Thirrja synon të inkurajojë organizatat nga të dy vendet që të zhvillojnë dhe të zbatoni projekte të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit ndërkufitar. Organizatat e interesuara janë ftuar të fillojnë me kohë me përgatitjen e propozim-projekteve të tyre, si dhe vendosjen e kontakteve dhe koordinimin me partnerët e mundshëm ndërkufitarë.

Ministria e Vetëqeverisjes lokale, e cila është organi Kombëtar për këtë program me një alokim prej 3.430.000 euro, ka përshëndetur shpalljen e thirrjes së re dhe ka shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e suksesshëm deri më tani. Institucioni ka njoftuar se do të vazhdojë të punojë për forcimin e mundësive për zhvillim lokal dhe rajonal.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →