Ademi: Nëse nuk na ftoni, dimë të vijmë vetë te ministri
Studentët e UEJL-së dhe UNT-së paralajmërojnë veprime pas mospërfilljes së kërkesave për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Përfaqësuesit e studentëve nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Nënë Tereza kanë ngritur zërin pasi kërkesat e tyre për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kanë mbetur pa përgjigje. Sipas tyre, deri më tani mungon çdo ftesë zyrtare nga Ministri i Drejtësisë për të shqyrtuar këtë çështje.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, drejtuesit e këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë kanë dërguar një mesazh të prerë drejt institucioneve shtetërore, duke theksuar se nuk do të presin pafundësisht: «Të fala, ministër! Nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë».
Pakënaqësitë aktuale vijnë pas disa organizimeve dhe protestave të mëparshme që studentët i patën zhvilluar më herët në qytetin e Shkupit, ku kërkesa e tyre e vetme ishte mundësia që provimet përkatëse të mund të jepen në gjuhën shqipe.