Hetim ndaj drejtoreshës së institucionit të kursimeve në Kavadar
Prokuroria nis procedurën për shkak të dyshimeve për përvetësim të parave të qytetarëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nisur procedurë dhe po ndërmerr veprime hetimore ndaj drejtoreshës së një filiali të institucionit të kursimeve në këtë qytet. Ajo dyshohet për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik, si dhe përvetësim në shërbim.
Sipas Prokurorisë, e dyshuara për një periudhë të gjatë kohore ka ndërmarrë veprime mashtruese duke keqpërdorur mjetet financiare të depozituesve. Hetimet tregojnë se ajo ka realizuar kredi fiktive në emër të qytetarëve të dëmtuar dhe nuk ka regjistruar në mënyrë të rregullt depozitat e tyre, duke siguruar kështu pasuri të kundërligjshme. Pasi veprimet e saj janë zbuluar, institucioni financiar i ka ndërprerë marrëdhënien e punës.
Për sigurimin e provave, me kërkesë të prokurorit dhe urdhër të gjykatës janë kryer bastisje ku janë sekuestruar dokumente dhe sende të tjera. Për shkak të rrezikut të arratisjes, prokurori publik ka kërkuar caktimin e masave të kujdesit, duke përfshirë konfiskimin e pasaportës dhe detyrimin për t'u paraqitur rregullisht në gjykatë, ndërsa autoritetet vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.