Pse i bëri thirrje Vuçiq serbëve të votojnë Listën Serbe?
Presidenti serb premtoi mbështetje të plotë partisë së mbështetur nga Beogradi, ditë pas arrestimit të shtatë personave për presion ndaj votuesve.
PRISHTINË — Presidenti serb Aleksandër Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë \1, duke premtuar mbështetje "me të gjitha forcat". Deklaratat i bëri në televizionin shtetëror serb, vetëm pak ditë pas arrestimit të shtatë personave të lidhur me dyshime për presion ndaj votuesve.
Vuçiq paralajmëroi një "betejë politike" për kontrollin e përfaqësimit serb në Kosovë. "Ne do të luftojmë", tha ai, duke akuzuar shqiptarët se po tentojnë të dobësojnë serbët dhe të mbështesin, sipas tij, njerëz që "duan ta shkatërrojnë Serbinë".
Shefi i shtetit serb foli edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke insistuar se ai mbetet çështje kyçe, ndërsa rikujtoi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të enjten, \1 në Prishtinë ua caktoi nga një muaj paraburgim shtatë të arrestuarve, me arsyetimin e rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale.
Deklarimet e Vuçiqit shihen si vazhdim i përpjekjeve të Beogradit për ndikim të drejtpërdrejtë në procesin demokratik të Kosovës.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.