Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 1 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm KosovëSiguri

Shala: Vuçiç ndërtin narrativë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë

Eksperti i sigurisë Drizan Shala vlerëson se deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë tregojnë orientimin strategjik të Beogradit

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Shala: Vuçiç ndërtin narrativë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë
FOTO · Foto: Serbian helicopters over a Serbian Military Academy / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, vlerëson se deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tregojnë orientimin strategjik të Beogradit dhe përpjekjet për të krijuar narrativë për një ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Ai kritikon edhe qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, duke thënë se po vepron me standarde të dyfishta.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se mesazhi që Vuçiq ua dha kadetëve të rinj të Akademisë Ushtarake të Serbisë është paralajmërues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Promovimi i një gjenerate në Akademinë Ushtarake të Serbisë, Aleksandër Vuçiç e përçoi një mesazh tejet të rëndësishëm sa i përket aspektit të kërcënimeve rajonale që do t’i kanosen Ballkanit Perëndimor.

Sipas Shalës, deklaratat e fundit të zyrtarëve serbë tregojnë se Beogradi po përpiqet të krijojë rrethana për një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Pra, kjo dëshmon faktin që Serbia e planifikon në mënyrë vendimtare si të ndërhyjë, sepse për ta legjitimiteti ndërkombëtar në Republikën e Kosovës, si garancë e paqes dhe sigurisë, më nuk ekziston.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u tha oficerëve të rinj të Akademisë Ushtarake që të jenë të gatshëm për mbrojtjen e asaj që e quajti “tokë e shenjtë e Serbisë”, duke aluduar në Kosovën. Ndërkaq, javë më parë, ministrja serbe Paunoviq deklaroi se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën.

Po të mërkurën, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, reagoi ndaj deklaratës së një deputeti që Kosovës iu referua si shtet fqinj, duke theksuar se ky nuk është qëndrimi zyrtar i Kuvendit të Serbisë. Për Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, këta nuk janë fqinjët tanë. Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë.

Burim: Ekonomia Online, https://ekonomiaonline.com/shala-vuciq-po-krijon-narrative-per-nderhyrje-ushtarake-ne-kosove-be-ja-po-luan-me-dy-standarde/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →