Egnatia konfirmon kryesimin me 24 pikë dhe mendon për sfidën europiane
Egnatia regjistroi fitoren e tetë në kampionat pas përmbysjes ndaj Tiranës, ndërsa të mërkurën do të përballet në Europë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Egnatia do të përballet me Universitatea Craiova më 5 nëntor në ndeshjen europiane të radhës për Ligën e Konferencës, pas suksesit të arritur në transfertë ndaj Tiranës me rezultatin 1-2. Kampionët në fuqi regjistruan kështu fitoren e tetë në kampionat, duke shkuar në kuotën e 24 pikëve pas 10 ndeshjesh dhe duke u shkëputur katër pikë nga Teuta, ndërsa bardheblutë mbeten në kuotën e 12 pikëve.
Ndeshja e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiores, e luajtur në stadiumin e Vorës, nisi me epërsinë e kryeqytetasve pasi Drilon Hazrollaj shënoi në minutën e katërt për të zhbllokuar sfidën. Reagimi i rrogozhinasve solli barazimin në pjesën e parë nga Karim Loukili në minutën e njëzetë, i cili gol ia dedikoi Eljon Sotës të dëmtuar, ndërsa përmbysja e plotë u vulos nga Ibrahim Diabaté në minutën e 77-të pas përfitimit nga ndërhyrja e portierit Bekaj. Përveç rezultatit, Egnatia u përball edhe me dëmtime të tjera, pasi Eneo Bitri u largua në fraksionin e parë dhe Ildi Gruda në të dytin.