Shqiptar 24-vjeçar vritet në Itali
Vëllai i viktimës plagoset në bark; suspekti italian i arrestuar ndodhet nën mbikëqyrje në spital.
VESCOVATO — Një 24-vjeçar shqiptar, i identifikuar si N. Dalipaj, vritet me thikë në Vescovato të Italisë, pas një sherri në një lokal. Sipas Gazeta Express, viktimës iu drejguan tri goditje në fyt; edhe pse u transportua në spital, nuk shpëtoi. Autori i krimit, Mattia Miraglia, 32-vjeçar italian, u arrestua dhe ndodhet nën mbikëqyrje në spitalin Maggiore.
Sipas rindërtimit paraprak, debati në një bar mes shqiptarit dhe italianit u shndërrua në dhunë kur 24-vjeçari dhe vëllezërit e tij u drejtuan për në Vescovato. Suspepti zbriti me një thikë dhe fillimisht plagosi në bark një nga vëllezërit e viktimës, e më pas goditi për vdekje 24-vjeçarin. Arsyeja e dyshimtë e sherrit është xhelozia për një vajzë.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA




