Zhurma Press E Enjte · 01 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:03 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:41 Nesër marsh masiv "Jo në emrin tim" në Prishtinë, 15-të ditë e protestës kundër Speciales03:28 Von der Leyen viziton Kosovën nesër, takime me Kurti dhe Haxhiu03:15 ABC News transmeton "Edicionin Qendror" me Juli Krisafi, 30 shtator 202603:10 Ronaldo konfirmon largimin nga grumbullimi i Portugalisë, arsyet do t'i shpjegojë më vonë03:06 Adrian Hila në qendër të skandali pas shpërndarjes së videove intime me personalitete VIP02:56 Fondacioni Çamëria: Presidenti grek kërcënon integrimin e Shqipërisë nga vendi i…02:51 Orari dimëror i parkimit zonal hyn në fuqi të enjten në Shkup02:36 Policia e Tiranës nis hetime për videot intime të personazhave publike shpërndarë online02:27 Vedat Muriqi, 32 vjeç, rrit vlerën e tregut me 2.5 milionë euro02:11 Ronaldo mungon nga stërvitja e Portugalisë, Jesus mohon incidente
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Pse u vra gruaja në Letevci?

Çfarë dyshon prokuroria për 51-vjeçarin e dyshuar për vrasje?

Redaksia ZHURMA 16:37 Përditësuar 07:11 1 min lexim
Pse u vra gruaja në Letevci?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për nisjen e procedurës hetimore ndaj një 51-vjeçari, i dyshuar për vrasje të kryer gjatë dhunës familjare. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se më 25 qershor, në zonën e fshatit Letevci, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari me dashje e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Ai, siç thuhet, në mbrëmje e ka marrë gruan nga vendi i saj i punës, e ka dërguar në një terren të vështirë për t’u arritur dhe e ka sulmuar fizikisht, duke e mbytur, me ç’rast ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Më pas, trupin e saj e ka fshehur nën degë mes pemëve, ndërsa të nesërmen ka raportuar në polici se ajo ishte e zhdukur. Më 27 qershor, i dyshuari u ka thënë tre të njohurve se e dinte vendndodhjen e saj, duke pretenduar se ajo i ishte shfaqur në ëndërr dhe i kishte treguar lokacionin.

Prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana për rrezik arratisjeje, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe mundësi përsëritjeje të veprës, ndaj është dorëzuar propozim për paraburgim.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Komentet