Aktakuzë ndaj 9 policëve për mosveprim ndaj dhunës familjare në Veles
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj nëntë zyrtarëve policorë për keqpërdorim detyre dhe shkelje të të drejtave të viktimës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë zyrtarëve policorë nga Velesi, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe moszbatim të vendimit gjyqësor. Sipas Prokurorisë, nga 21 shkurti deri më 15 shtator 2025, efektivët nuk kanë vepruar siç duhet ndaj denoncimeve të Rosica Kocevës për dhunë familjare, duke lënë pa zbatuar masat urgjente mbrojtëse të caktuara nga gjykata.
Hetimet zbuluan se disa nga policët nuk e njoftuan prokurorin kompetent për rastin, ndërsa provat i mbajtën në stacion pa nisur ndonjë procedurë. Organi i akuzës vlerëson se përmes këtyre veprimeve dhe mosveprimeve janë shkelur rëndë të drejtat e viktimës, përfshirë edhe të drejtën për jetë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar