Zhurma Press E Enjte · 13 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 13:08 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse u vranë babë e bir në Deçan?

Çfarë ndodhi me Xhemajl dhe Hasan Mustafaj?

Redaksia ZHURMA 23:45 Përditësuar 18:48 1 min lexim
Pse u vranë babë e bir në Deçan?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

DEÇAN — Një rast i rëndë ka tronditur fshatin Maznik të Deçanit këtë të diel. Babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj, kanë humbur jetën pasi u goditën nga energjia elektrike, ashtu siç transmeton Klankosova.tv.

Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se babai, Xhemajl Mustafaj, i takonte moshës rreth 60-vjeçare, ndërsa i biri, Hasan Mustafaj, ishte 30-vjeçar. Sipas informacioneve, viktimat dyshohet se ishin duke pastruar veturën në oborrin e tyre kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Pas ngjarjes, të dyja viktimat janë transportuar me urgjencë në emergençën e spitalit rajonal në Pejë, ku nga ekipi mjekësor, rreth orës 21:20, është konstatuar vdekja e tyre, sipas deklaratës së policisë.

Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm