Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Vlorë: Dy mina të fshehura në murin e një pallati

Forcat xheniere ndërhyjnë në Vlorë pas zbulimit të dy minave në murin e një pallati.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

VLORË — Dy mina janë zbuluar në murin e një pallati katërkatësh në lagjen «Pavarësia» të Vlorës, pranë zonës së Aleksandrisë. Mjetet shpërthyese janë konstatuar nga banorët gjatë orëve të pasdites, pasi amortizimi i murit në hyrje të ndërtesës, pranë një sahati të energjisë elektrike, ka bërë që ato të bëhen të dukshme.

Vlorë: Dy mina të fshehura në murin e një pallati
Foto: vizionplus.tv

Pas njoftimit të mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës, efektivët kanë shkuar në vendngjarje, kanë siguruar perimetrin dhe kanë pritur ndërhyrjen e forcave xheniere, të cilat kanë bërë të mundur largimin e minave dhe shmangien e rrezikut për banorët.

Sipas të dhënave paraprake, mjetet shpërthyese dyshohet se ndodheshin aty prej shumë vitesh dhe se mund t'i përkasin vitit 1997, ndërsa rrethanat e vendosjes së tyre mbeten për t'u sqaruar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →