Zjarr te kioska dhe rrezik për bizneset nga protestat
Një kioskë është përfshirë nga flakët në bulevardin kryesor, ndërsa situata cilësohet si delikate për shkak të pemëve dhe afërsisë me bizneset.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë zhvillimit të protestave, të cilat po karakterizohen nga tensioni dhe akte të dhunës e shkatërrimit, është shënuar një rast i vënies së flakës një kioske. Sipas pamjeve të bëra publike, flakët kanë përfshirë plotësisht kioskën e vendosur në bulevardin «Dëshmorët e Kombit».
Prania e pemëve përreth dhe rreziku i përhapjes së flakëve te bizneset që ndodhen pranë e kanë bërë situatën shumë delikate.