Ministria e Shëndetësisë: 14 të lënduar po marrin trajtim pas protestës
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në Spitalin e Traumës janë paraqitur 14 persona të lënduar, mes tyre 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 14 persona të lënduar nga protestat, ku përfshihen 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas MSHMS-së, aktualisht në spital po marrin kujdes mjekësor 4 efektivë policie, dy prej të cilëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Po ashtu, 4 protestues po marrin trajtim mjekësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri nga të miturit është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor e të psikologut. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur vetëm një efektiv policie, i cili është larguar pas marrjes së trajtimit mjekësor.