Protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinë
Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas ndërhyrjes së policisë, duke sulmuar efektivët me gurë dhe sende të forta.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Protestuesit janë rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur të sulmojnë efektivët me gurë dhe sende të forta, ndërkohë që efektivët e policisë kanë nisur të tërhiqen. Më parë, policia kishte boshatisur bulevardin pasi ndërmori një inkursion ndaj protestuesve me makinën ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, duke i shpërndarë ata përgjatë bregut të lumit Lana, pranë Tajvanit.