Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Vlorë, burri godet bashkëshorten me mjet prerës dhe shoqërohet

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një burrë dyshohet se goditi bashkëshorten e tij.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

VLORË — Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një çift i ri është konfliktuar dhe bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten në pjesën e ballit.

Foto: euronews.al
Foto: euronews.al
Video · YouTube ↗

E reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas burimeve mjekësore, gjendja e saj është e stabilizuar, dëmtimet janë sipërfaqësore dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në kuadër të hetimeve, autoritetet po marrin deklarime edhe nga e dhunuara.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme