Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Vjosën apo Albinin? Cilin do ta votoni?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Presidentja Vjosa Osmani po synon ta marrë edhe një mandat si presidente e Kosovës, pa çka se këtë nuk e dëshiron më partia më e madhe në vend që drejtohet nga Albin Kurti.

Vjosën apo Albinin? Cilin do ta votoni?
<span style="white-space: pre-wrap;">Albin Kurti dhe Vjosa Osmani</span> Foto: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Osmani ka deklaruar ditë më parë se Kurti e kishte vënë para aktit të kryer, duke i kërkuar që votat t'i siguronte ajo vetë.

Ajo javë më parë e ka shpërbërë Kuvendin e Kosovës duke e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, por ky dekret është vënë në pikëpyetje dhe tash pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Osmani e Kurti i kishin fituar zgjedhjet së bashku në shkurtin e 2021-s, kur Osmani ishte përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme