Vazhdo leximin
e enjte, 22 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Haradinaj: Ligji për Specialen duhet të ashpërsohet në Kuvend

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme ka reaguar për mundësinë e kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me mundësinë që presidentja ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ajo ka vlerësuar se çdo ndryshim i mundshëm në rast të kthimit të ligjit duhet të shkojë në drejtim të ashpërsimit juridik dhe jo të zbutjes së tij.

Haradinaj: Ligji për Specialen duhet të ashpërsohet në Kuvend
Foto: ekonomiaonline.com

Sipas saj, çdo tërheqje apo zbrapsje në këtë çështje do t'i faturohet si dështim klasës aktuale politike. «Nëse Ligji për Dhomat e Specializuara kthehet në Kuvend nga Presidentja, ai duhet të ashpërsohet juridikisht, e jo të zbutet! Zbrapsja do t’i faturohet si dështim kësaj klase politike, po aq sa ishte dështim votimi i GjS në vitin 2015», ka shkruar ajo në reagimin e saj.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →