Viti i ri shkollor nis me rënie të numrit të nxënësve dhe 26 shkolla rurale
Rreth 14.500 nxënës të klasave të para ulen për herë të parë në bankat shkollore në Maqedoni.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Viti i ri shkollor nis për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni, ndërsa rreth 14.500 nxënës të klasave të para ulen për herë të parë në bankat shkollore. Rënia e numrit të nxënësve ka ndikuar në organizimin e mësimit, ku për vitin shkollor pritet të ketë rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 më pak në arsimin e mesëm, si dhe është paralajmëruar mbyllja e 26 shkollave rurale pa nxënës të regjistruar në klasën e parë.
Kujtojmë se më herët ishte raportuar për nisjen e vitit të ri shkollor dhe përgatitjet e institucioneve për këtë periudhë arsimore.