Vdes fëmija në Pejë pas lëndimit nga rrëzimi i një orendie
Një fëmijë ka ndërruar jetë pasi u lëndua aksidentalisht nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj në fshatin Pavlan të Pejës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një fëmijë i gjinisë femërore ka ndërruar jetë pas lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht nga rrëzimi i një orendie shtëpiake në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës. Rasti ishte raportuar më 11 tetor 2026, kur fëmija ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa më pas ishte transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve të pësuara. Policia është njoftuar më pas për vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës u është kthyer familjarëve.