Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Vdes 79-vjeçari i gjetur i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt

Një 79-vjeçar u gjet pa ndjenja në rrugë në fshatin Likoc të Skenderajt dhe vdiq pasi u dërgua në emergjencë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Likoc të Skenderajt, ku një 79-vjeçar i identikuar si Fekë Zeneli është gjetur i shtrirë në rrugë nga qytetarët. Rasti është raportuar në Polici rreth orës 14:00, ndërsa i moshuari është transportuar menjëherë në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës 15:00.

Vdes 79-vjeçari i gjetur i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt
Foto: sinjali.com

Në vendin e ngjarjes dhe në QKMF kanë dalë patrullat policore, njësitë hetimore si dhe Njësia e Hetimeve Rajonale, të cilat kanë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Autoritetet kompetente e kanë iniciuar rastin si hetim mbi vdekjen, ndërsa shkaku i saktë pritet të përcaktohet nga ekzaminimet mjekoligjore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme