Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Vazhdon seanca në Apel ndaj Arsim Sylës për vrasjen në Podujevë

Gjykata e Apelit shqyrton rastin e Arsim Sylës, i dënuar me 22 vjet burgim për vrasjen e Valmir Breznicës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjykata e Apelit pritet të mbajë seancën e radhës ndaj Arsim Sylës, i cili është dënuar me 22 vjet burgim për vrasjen e Valmir Breznicës në një supermarket në Podujevë. Seanca e mëparshme, e cila ishte paraparë për tetor, u shty për shkak të mungesës së përfaqësimit ligjor të palës së dëmtuar, pasi avokatit të mëparshëm i ishte marrë licenca nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Mbrojtësi i Arsim Sylës, avokati Besnik Berisha, nuk e kishte kundërshtuar shtyrjen, duke theksuar se palës së dëmtuar duhet t'i mundësohet ushtrimi i të drejtave të saj.

Vazhdon seanca në Apel ndaj Arsim Sylës për vrasjen në Podujevë
Foto: llapi.info

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në shtator të vitit 2023 në ambientet e supermarketit “Interex”, ku viktima 34-vjeçare ndodhej e shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tyre katërvjeçar, ndërsa nga të shtënat kishte mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e tij. Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë duke pretenduar se Arsim Syla kishte nxitur djalin e tij të mitur, Lordi Syla, që të kryente vrasjen për motive hakmarrjeje pas një konflikti të mëhershëm. Nga ana e tij, Arsim Syla i ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendimet se kishte organizuar apo nxitur këtë vepër penale. Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar në shkurt, ndërsa tani çështja po shqyrtohet në shkallë të dytë pas ankesave të paraqitura.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme