Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ushtrime ushtarake të KFOR-it me helikopterë në Deçan

Misioni i KFOR-it ka njoftuar për një stërvitje të zhvilluar nga ushtarët bullgarë në kampin “Sparta”, me qëllim forcimin e gatishmërisë dhe koordinimit operacional.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e gatishmërisë operacionale, pjesëtarët e KFOR-it kanë realizuar një stërvitje me helikopterë. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social Facebook, në këtë operacion janë angazhuar ushtarët bullgarë që veprojnë brenda “Batalionit Kinetik”.

Foto: radiollapi.com / radiollapi.com
Foto: radiollapi.com / radiollapi.com
Video · Facebook ↗

Aktivitetet janë përqendruar në transportin e personelit, evakuimin e trupave si dhe në zbatimin e skenarëve të ndryshëm të emergjencës. Këto veprime kanë shërbyer për forcimin e ndërgjegjësimit për situatën dhe për koordinimin ndërmjet personalit tokësor dhe ekuipazheve ajrore, duke riafirmuar përkushtimin për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme