Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Premte · 31 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Ushtria pajiset me 40 mjetet e para taktike të prodhuara në vend

Kryeministri Rama njoftoi se një kompani e re ushtarake e logjistikës do të ndihmojë bashkitë për mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe kanaleve.

Redaksia ZHURMA Përditësuar 13:18 + Ruaj
Ushtria pajiset me 40 mjetet e para taktike të prodhuara në vend
FOTO · Foto: NJNG Combat Medics train with Albanian Armed Forces (7533427) / Wikimedia Commons

TIRANË — Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s, të cilat do t'u kalojnë për përdorim Forcave të Armatosura. Sipas kreut të qeverisë, vendi ka hyrë në një fazë të re ku nuk është thjesht përdorues i teknologjisë, por projektues i saj.

Përveç automjeteve, Rama prezantoi edhe projektin për krijimin e një baze të re të logjistikës së ushtrisë. Ky projekt parashikon krijimin e një kompanie ushtarake infrastrukture që do të jetë e disponueshme për të gjitha bashkitë e vendit për të kryer ndërhyrje dhe për të mbështetur zhvillimin e tyre.

Kjo kompani do të angazhohet konkretisht në mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe të kanaleve. Ushtria do të ndërhyjë kryesisht gjatë emergjencave civile, ndërsa në kohë të qeta kapacitetet logjistike do të jenë në funksion të nevojave të pushtetit vendor.

Një nismë tjetër është hapja e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj turizmit, duke ndjekur modelet e aleancës. Forcat e Armatosura do të marrin pjesën e tyre të fitimit nga këto partneritete të reja, ndërsa të ardhurat do të riinvestohen nga buxheti i shtetit në funksion të qytetarëve.

Burim: Euronews Albania
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →